28 sekonda, kaq i kanë mjaftuar Interit për të gjetur golin e avantazhit ndaj Beneventos. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë takimin jashtë fushe ndaj djemve të Superpippo Inzaghit.
Fillimi i lojës, top i gjatë nga mbrojtja, dalje e Achraf Hakimit në krahun e djathtë, asist në zonë dhe finalizim i Romelu Lukakut.
Rrjeta e dytë në kampionat për bomberin belg, i cili gjeti golin edhe në fitoren drithëruese 4-3 kundër Fiorentinës në “San Siro”. /abcnews.al

