Interi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe sot ka zhvilluar miqësoren e radhës, teksa përballë ishte Crotone dhe fitoi me shifrat 6-0, duke bërë një ndeshje bindëse.
Në pjesën e parë shënuan Satriano dhe Dimarco, teksa edhe Calhanoglu gjeti rrjetën me një zbritje shumë të bukur. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi festivali i golave dhe shënuan Pinamonti, Sensi dhe Brozovic, duke vulosur shifrat 6-0.
https://youtu.be/8YAkURDVmMM
Miqësore luajti edhe Bayern Munchen, por Nagelsmann ende nuk po e gjen ritmin e duhur me bavarezët. Sot i mundi Borussia Munchengladbach me shifrat 0-2.
Wolf në minutën e 59 dhe Wentzel në minutën e 76 vendosën fatin e kësaj ndeshje. Në këto ndeshje Bayern po luan me pjesën më të madhe të rinj, për shkak se titullarët janë ende me pushime. /abcnews.al