Inter ka arritur të triumfojë ndaj Lazios në Riad me shifrat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për biletën e finales së Superkupës së Italisë.
Zikaltërit gjetën golin e parë në minutën e 17’, me Marcus Thuram i cili ndëshkoi kryeqytetasit e Italisë falë një aksioni tepër të bukur.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Inter protagonist, pasi gjeti golin e dytë në minutëne 49’ me anë të një 11 metërshi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Calhanoglu. Inter shënoi edhe golin e tretë pranë fundit të lojës, ku Frattesi i vuri kapakun sfidës në minutën e 87′.
Zikaltërit e Inzaghit nuk e diskutuan në asnjë moment sfidën, duke marrë kështu këtë fitore të rëndësishme dhe duke u shpallur finalisti i dytë në Superkupën e Italisë, me Napolin që i pret në aktin final./h.ll/abcnews.al