VIDEO/ Inter marshon “bindshëm” drejt Champions League, Dzeko-Lautaro të “magjishëm” në Verona

schedule23:03 - 3 Maj, 2023

schedule 23:03 - 3 Maj, 2023

“Zikaltërit” e Inter duket se kanë gjetur formën e tyre më të mirë të sezonit pas kalimit të çerek-finaleve të UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e sotme kanë arritur të triumfojnë me rezultatin shpërfytyrues 0 me 6, ndaj Verona-s në fushën e këtyre të fundit.

Sipari i goleadës së “zikaltërve” u hap në minutën e 31’-të të lojës, ku pas një krosimi fantastik të Dimarco, sulmuesi i Verona, Adolfo Gaich tenton të largojë topin nga zona por gabimisht e çon topin në rrjetën e të tijve. Vetëm 5 minuta pas golit të parë vjen dhe i dyti, kësaj radhe spektakolar, pas një goditjeje potente nga këmbët e Hakan Calhanoglu dhe vetëm 2 minuta pas golit të turkut radha për gol i vjen boshnjakut Edin Dzeko, duke e mbyllur kështu pjesë e parë me rezultatin 0 me 3.

Me nisjen e pjesës së dytë, ofensivat “zikaltër” nuk u ndalën asnjë moment, djemtë e Inzaghit që arritën të shënonin dhe plot 3 herë të tjera në portën e vendasve. Fillimisht “demi”, Lautaro Martinez me një super parabol në minutën e 55’-të, më pas Dzeko në minutën e 61’-të e në fund sërish Lautaro në mintuën e 92’-të hipotekuan fitoren spektakolare të Inter.

Falë këtij rezultati “zikaltërit” e Milanos mbajnë komod vendin e 4-rt teksa kësaj here krijon një shkëputje prej 2 pikësh me ndjekësit e tyre, Atalanta, Roma e Milan, të gjithë me nga 68 pikë, teksa pasditen e së shtunës do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për tu përballur me “verdhekuqtë” e Roma-s, në një përballje tërësisht për zonën Champions. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Autogoli i Adolfo Gaich, 0-1:

Supergoli i Hakan Calhonglu, 0-2:

Goli i Edin Dzeko, 0-3:

Goli i Lautaro Martinez, 0-4:

Goli i Edin Dzeko, 0-5:

Goli i Lautaro Martinez, 0-6: