E nisën sfidën me vrull të madh dhe duket se do të përfundojë me një rezultat spektakolar, me “Zikaltërit” e Inter që kanë gjetur një tjetër gol në transfertën e javës së 26-të, në “Stadio Via del Mare”, ndaj skuadrës së Lecce.
Kësaj radhe protagonist ishte qendërmbrojtësi holandez, Stephan De Vrij, i cili kërcen më lart se të tjerët për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik të anësorit, Federico Dimarco, nga goditja e këndit. Rezultati shkon në 0 me 4. /i.m /abcnews.al