Pas shumë tentativash në portën e Verona, “zikaltërit” e Inter kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 31′-të e më pas e kanë trefishuar atë në minutat 37′ e 38′.
Një krosim fantasik nga Dimarco përfundon te sulmuesi i Verona, Adolfo Gaich, i cili në përpjekje për të larguar topin e çon gabimisht në rrjetën e tij, duke shkaktuar një autogol, me rezultatin që shkon në 0 me 1. Vetëm 5 minuta më pas një super goditje e Hakan Calhanoglu nga më shumë se 25 metra trondit portën e vendasve e vetëm 2 minuta pas turkut, Edin Dzeko kap bukur një pasim fantastik të Lautaro Martinez dhe 1 me 1 me portierin çon rezultatin në 0 me 3. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Autogoli i Adolfo Gaich, 0-1:
Supergoli i Hakan Calhonglu, 0-2:
Goli i Edin Dzeko, 0-3: