Është barazuar sfida mes Napolit dhe Interit. Ishte Eriksen ai që shënoi që në minutën e tretë të sfidës, direkt nga një goditje këndi. Gjithsesi, pa u mbyllur pjesa e parë, djemtë e Gattusos rikthyen baraspeshën.
Lorenzo Insigne bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe avancon me shpejtësi drejt zonës zikaltër. I ndjekur nga De Vrij dhe Skriniar, kapiteni napolitan arrin të shërbejë për Mertens, i cili mposht Handanovic nga një distancë e afërt./abcnews.al
Coppa Italia, gjysmëfinale
Napoli – Inter 1-1 (1-0)
Mertens 42′ / Eriksen 3’