Shpërthimi i vullkanit Ruang në ishullin Sulawesi, në Indonezi ka rritur nivelin e alarmit. Qendra për Vullkanologjinë ka shpallur nivelit më të lartë të alarmit.
Banorëve të ishullit Sulawesi u është kërkuar që të mos i afrohen zonës së rrezikut.
Ndërkohë në videot e publikuara në rrjete sociale shihet edhe dalja e llavës, ndërsa ndodhet rreth 100 km nga qyteti i Manados.