Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Indinjatë në Indi, mësuesja urdhëron nxënësit të dhunojnë shokun e tyre mysliman

schedule21:36 - 26 Gusht, 2023

schedule 21:36 - 26 Gusht, 2023

Videoja e një mësuesje në Indi që iu kërkon nxënësve të dhunojnë shokun e tyre ka shkaktuar indinjatë në Indi. Në video, autenticiteti i së cilës është konfirmuar nga policia, shihet mësuesja e një shkolle private në shtetin Uttar Pradesh duke urdhëruar nxënësit që të godasin 7 vjeçarin se është mysliman.

“Pse e godet kaq butë? Goditeni më fort”, dëgjohet të thotë mësuesja. Më pas ajo kërkon nga nxënësit që ta godasin djalin edhe në trup, i cili fillon duke qarë për shkak të dhimbjeve. “Filloni ta godisni në shpinë. Fytyra e tij ka filluar të skuqet, goditeni në shpinë”, thotë më tej mësuesja.

Policia tha se mësuesja do të ndëshkohej, duke vënë në dukje se familja e djalit kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër saj. “Mësuesja kishte thënë se nxënësit myslimanë, nënat e të cilëve nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme mësimeve të tyre ishin të llastuar”, tha policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!