Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Maliq. Nga pamjet e vëna në dispozicion nga kryetari aktual i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topcciu, deputeti i PD-së, Edmond Spaho, shihet teksa tërheq për krahu me forcë, një votues në fshatin Zvezde.
Sipas pretendimeve të të dyja palëve, ka presion nga njëra-tjetra per orientim votash.
Kujtojmë që më herët kryetari i PS për bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu ka ngritur padi për Edmond Spahon, i cili shkoi në takimin e tij elektoral, e quajti “mashtrues” dhe i tha se po bën premtime në kuadër të fushatës elektorale.
Për këtë arsye e ka paditur se ka shkelur nenin 325 ‘Pengimi i subjekteve zgjedhore’ në Kodin Zgjedhor.