Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Incident në koncertin e këngëtares shqiptare, sigurimi largon fansin nga skena

schedule11:19 - 10 Maj, 2022

schedule 11:19 - 10 Maj, 2022

Ndërsa vera po afron, koncertet bëhen më intensive. Këngëtarët kalojnë disa muaj me shumë angazhime si rrjedhojë e koncerteve të shumta. Në mesin e artistëve shqiptarë më të kërkuar përfshihet dhe Kida. Kësaj të fundit i ka ndodhur një e papritur në koncertin e fundit.

Ajo ishte në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula, ku teksa po fliste përpara fansave të pranishëm, një person shkon pranë saj duke e kapur nga krahu. Por siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, ndalohet menjëherë nga sigurimi që ndodhej pranë.

 



Aktualisht, këngëtarja po shijon suksesin e këngës më të fundit në bashkëpunim me Ledrin, e cila mban titullin “T’du”. Ky nuk është dueti i parë mes dyshes pasi dhe verën e kaluar sollën “Dale” bashkë me Butrint Imerin, që u bë hit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!