Roma ia doli të përmbyste Sampdorian mbrëmjen e kaluar dhe e rinisi Serie A me fitore. Miqtë kishin kaluar në avantazh me anë të Gabbiadinit në minutën e 11-të, por Edin Dzeko shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.
Massimo Ferrero është një nga presidentët më të veçantë të botës së futbollit. Kreu i Sampdorias, i cili njihet si një tifoz i Romës, është një personazh ndryshe nga të tjerët. Një tifoz e ka rastisur në rrugë dhe nuk ka humbur rastin ta thumbojë.
“Ferrero, të përshëndet Dzeko, Edin“, shprehet tifozi, ndërsa presidenti i klubit dorian, i cili shfaqet në video sportiv dhe me fanellën e skuadrës së tij veshur, pasi pyet se kush e përshëndet, i fut një ik p…u dhe nis të buzëqeshë. /abcneës.al
#Ferrero #EdinDžeko #chi? ?❤ pic.twitter.com/9cWk8ETO2O
— lollo? (@easylollo) June 25, 2020