Në Superligën turke, Galatasaray ka fituar në shtëpi me rezultatin e thellë 6-0 kundër Kayserispor.
Mauro Icardi, lojtari më i mirë I ndeshjes, shënoi golin e parë në minutën e 18-të. Pak minuta më vonë, në të 24-tën, Icardi asiston për Milot Rashicën dhe ylli kosovar lë gjurmë duke shënuar golin e dytë.
Ende pa përfunduar pjesa e parë, Mauro Icardi shënon përsëri në minutën e 42-të me anë të 11-metërshi. Pjesa e parë shkoi në shtesa të zgjatura, pasi në përfundim të saj, Icardi mori një goditje të frikshme me këmbë në kokën e tij dhe gjyqtari kryesor, me ndihmën e pamjeve të VAR, akordoi një tjetër 11-metërsh. Icardi dështon pasi portieri e priti, por topi u kthye përsëri pas dhe argjentinasi e dërgon në rrjetë duke shënuar kështu golin e tij të tretë personal në këtë sfidë.
Pjesa e dytë ishte akoma edhe më e thjeshtë për Galatasaray, pasi edhe kundërshtari kishte mbetur me 10-të lojtarë. Në pjesën e dytë, vendasti shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Akturkoglu në minutën e 59-të, dhe me ish-lojtarin e Romës Zaniolo në minutën e 72-të.
Me këtë fitore të thellë, Galatasaray renditet në vendin e parë me 66 pikë, 9 më shumë se vendi i dytë ku ndodhet Fenerbahce.
Mauro Icardi që pas transferimit në Turqi është kthyer në bomberin e dikurshëm e kohës kur luante me Interin./h.ll/abcnews.al