VIDEO | Icardi i papërmbajtshëm, kthehet në makineri golash

schedule21:07 - 22 Nëntor, 2019

schedule 21:07 - 22 Nëntor, 2019

Mauro Icardi nuk di të ndalet në Francë. Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e parë për PSG në ndeshjen kundër Lillë. Në minutën e 17-të ai u tregua i saktë para portierit kundërshtar dhe shënoi.

Icardi numëron kështu 6 gola në Ligue 1, pas shtatë ndeshjesh. Statistika mjaft të mira për sulmuesin, i cili ndihet mirë në Francë dhe në verë do të duhet të vendosë për të ardhmen. 65 milionë euro duhet të paguajë PSG tek Interi për ta blerë,por Icardi është ai që e thotë fjalën e fundit.