Zlatan Ibrahimovic ka qenë vendimtar në fitoren e fundit që Los Angeles Galaxy ka marrë në transfertë kundër Real Salt Lake. Sulmuesi suedez asistoi dhe shënoi në triumfin 1-2 të skuadrës së tij, duke shkuar në kuotën e 28 golave, dy më pas se shënuesi më i mirë, Carlos Vela.
Në MLS ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur, por Ibra e ka bërë të qartë se është “më i miri i më të mirëve” dhe nuk ka garë më askënd. Goli i djeshëm për sulmuesin në MLS ishte i 50-ti. Sezonin e parë shënoi 22 herë, kurse kampionati aktual ka qenë super për suedezin. /abcnews.al