Hibernian përmbysi disavantazhin në ndeshjen shtëpiake kundër Motherwell dhe fitoi 3-1. Florian Kamberi ishte autori i njërit prej golave. 24-vjeçari shqiptar i dhuroi avantazhin ekipit skocez në minutën e 25-të.
24-vjeçari shqiptar lëvizi bukur në zonën kundërshtare mes tre mbrojtësve dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli i dytë në elitën e kampionatit skocez për lojtarin më të ri të kombëtares kuqezi.
Lojtari ofensiv iu përgjigj pozitivisht thirrjes së trajnerit Reja, por nuk arriti të debutojë në dy ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës për shkak të disa problemeve fizike. /abcnews.al