Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I vendosën tritol në banesë, dëshmia e policit në Shkodër: Për çfarë dyshoj

schedule08:27 - 2 Qershor, 2022

schedule 08:27 - 2 Qershor, 2022

Tritoli tronditi gjatë natës Shkodrën. Lënda plasëse shpërtheu në banesën e efektivit të policisë Pëllumb Vukaj. Gazetari Simon Shkreli raporton se Vukaj është efektiv i krimeve në DVP Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së efektivit.

Nga pamjet shihet se tritoli ka shkatërruar gjithçka në banesën e polici. Gjithashtu nga shpërthimi është dëmtuar edhe mjeti tip “Benz”, i cili ishte parkuar në oborr.

Në dëshminë e tij, polici ka thënë se nuk ka asgjë personale me ndonjë dhe dyshon për shkak të detyrës. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!