U luajt sot Besiktas-Sivasspor e vlefshme për javën e 15 të Superligës turke. Skuadra nga Stambolli fitoi me shifrat 3-0 e ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i Hakan Arslan për Sivasspor.
Mesfushori mori dy të verdhë brenda pak minutash për shkak të protestave ndaj gjyqtarit në një rast të dyshimtë. Kartoni i dytë i verdhë kishte një shkak të veçantë. Arslan rrëmbeu telefonin dhe gjeti rastin në internet dhe ia tregoi gjyqtarit në fytyrë.
https://twitter.com/canligoltv6/status/1343601141737791491
Ky i fundit nxori menjëherë kartonin e dytë të verdhë, duke përjashtuar mbrojtësin pas shtesës së pjesës së parë, me Arslan, që shqelmoi gjithçka dhe u fut më i nervozuar se kurrë në dhomat e zhveshjes. /abcnews.al

