Një person i ka thyer xhamat e makinës dhe Mario Balotelli është tërbuar keq. Sulmuesi italian, i cili ndodhet pa ekip prej muajit korrik, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, aty ku ndër të tjera shkruan:
“E di që ti, kudo që të jesh, do e lexosh këtë mesazh. Unë po të them vetëm që të lutesh. Lutu shumë që unë të mos e marr vesh kurrë se kush je, përndryshe do të të ndjek gjatë gjithë jetës.
Ligjërisht, por edhe në mënyra të tjera, frikacak bastard“, shkruan sulmuesi i njohur italian, teksa poston edhe videon e makinës së dëmtuar. /abcnews.al