VIDEO/ I shpëtoi jetën shoferit: Makina shpërtheu në flakë ndërsa 20 persona filmonin

08:56 | 16/02/202008:560

Në Miami të Amerikës, ku pas përplasjes së dy makinave njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e shoferit. Ky i fundit teksa përpiqej që të dilte nga dritarja e makinës, dikush i është afruar me shpejtësi dhe e ka ndihmuar të dalë prej aty.

Jim Angulo, i cili ishte duke shkuar në punë në Miami në momentin kur ka parë automjetin të përfshirë në flakë, ka nxituar për ti ardhur në ndihmë shoferit i cili po përpiqej të dilte nga makina.

Angulo ka ka treguar për mediat amerikane se 20 persona po filmonin me celularët e tyre dhe nuk bënin asgjë, dhe unë thashë: “Kjo varet nga unë”, ndërsa shtoi se: “Nëse unë do të isha në të njëjtën situatë, shpresoj se dikush do të bënte të njëjtën gjë për mua.” Ndërkohë, shoferi kishte pësuar djegie në disa pjesë të trupit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono