Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas

schedule09:37 - 13 Korrik, 2025

schedule 09:37 - 13 Korrik, 2025

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra penale.

Musli Aslani banues në Shkup u arrestua nga Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Tiranë.   Gjatë kontrollit  41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Aslani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck në  Vjenë për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak  ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!