VIDEO/ I riu shëtit i zhveshur në rrugët e Tiranës, policia bën sehir

schedule16:28 - 14 Korrik, 2020

schedule 16:28 - 14 Korrik, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë, ku një i ri është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.

Në videon e siguruar nga abcnews.al, shihet se si i riu në fjalë, ka dalë të ecë nudo nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë që kokat e të gjithë qytetarët të kthehen nga ai, ndërsa policia shikohet se nuk ndërhyn.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e spitalit të Traumës në Laprakë, Tiranë.

Patrulla thjesht kalon, dhe nuk ndalon për ta pyetur apo për të marrë ndonjë masë që djali në fjalë të kthehet në shtëpinë e tij. Kjo është një sjellje jo normale dhe në një ore kur në rrugë mund të gjendeshin dhe fëmijë, por dyshohet se personi ka probleme mendore /abcnews.al