Një i ri kinez përdori Lamborginin për të pjekur mish por më pas iu desh të paguante një shifër prej 80 mijë dollarësh për të riparuar supermakinën e tij. Pronari dhe miqtë e tij ishin mbledhur rreth makinës sportive me ngjyrë protokalli në një parking në Changsha, Hunan për të eksperimentuar me gatimin.
Por modeli Aventador nxehet shpejt duke nxjerrë tym nga pjesa e pasme. Kjo erdhi pasi rezervuari i ftohësit të motorit ka shpërthyer për shkak të temperaturës së lartë, të shkaktuar nga shtypja e pedalit të gazit në mënyrë të përsëritur. Incidenti i ka kushtuar atij një shifër prej 80 mijë dollarësh për riparim. /abcnews.al