Gëzim Morina është një i ri nga një fshat i Kamenicës në Kosovë. Ai prej vitesh mbledh pajisje elektronike dhe me to ndërton mjete të ndryshme robotike.
Së fundmi, Morina ka ndërtuar aeroplanin më të madh të ndërtuar ndonjëherë në vendin tonë.
Ai e ka nisur këtë projekt 5 muaj më parë dhe e ka përfunduar tani. Pavarësisht vullnetit të madh, i riu është hasur me disa probleme të vogla si për shembull në sistem, pasi nuk ka mundur të gjejë bateri përkatëse në Kosovë.
Ky aeroplan është një risi dhe është pritur shumë mirë nga qytetarët./abcnews.al