Sokol Cikalleshi e nisi në mënyrën më të mirë këtë vit dhe me të njëjtin ritëm po e vazhdon. Golat me kokë janë specialiteti i tij së fundmi dhe një të tillë e shënoi para pak çastesh.
Luhet Konyaspor-Alanyaspor për javën e 31-të të Superligës turke dhe kavajasi ka tundur rrjetën në minutën e 13, duke kaluar Konyan në avantazh.
Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë sezon, teksa tashmë është bërë titullar stabël në ekipin e tij. Ky gol i jep akoma më shumë moral 30-vjeçarit, i cili pritet të jetë në fushë edhe në tre ndeshjet e kombëtares në këtë muaj. /abcnews.al
https://twitter.com/canligoltvv/status/1373586731975475201