SHKODËR- Një 83-vjeçar, nga pallati i tij, ka qëlluar me armë zjarri (çifte) ne drejtim të një lokali.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.
Ai ka qëlluar dy herë në drejtim të lokalit dhe si pasojë janë thyer xhamat e një automjeti të parkuar aty pranë.
83-vjeçari Fasli Nuti është arrestuar nga FNSH pas negociatave.
Dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit për shkak të zhurmës./n.m.abcnews.al