Në sfidën mes Zaragoza dhe Malaga, sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, i kanë mjaftuar vetëm tre minuta që të gjejë rrugën e rrjetës. Bomberi kuqezi i dha avantazhin ekipit të Malagas në transfertën e vështirë përballë Zaragozës, duke shokuar të gjithë të pranishmit në stadium.
Pas një aksioni të shpejtë nga krahu i djathtë, topi krosohet në qendër dhe aty, Sadiku tregon aftësitë e tij dhe shënon me të djathtën, duke mposhtur portierin vendas. Një gol shumë i bukur nga sulmuesi ynë kuqezi, që gjeti rrjetën e dytë në La Liga 2 këtë sezon./abcnews.al