VIDEO/ I mjaftojnë shtatë minuta, Kristi Qose gjen golin e radhës në Çeki

schedule16:17 - 17 Prill, 2021

schedule 16:17 - 17 Prill, 2021

E shtunë golash për lojtarët shqiptarë. Pas Nedim Bajramit, Leart Paqaradës dhe Elbasan Rashanit (dygolësh) rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Kristi Qose.

Karvina po fiton 2-0 në shtëpi kundër Ceske Budejovice, sfidë që u zhbllokua nga mesfushori korçar në minutën e shtatë.

 

Qose goditi menjëherë me të djathtën, duke shënuar një gol të bukur. Ky ishte goli i gjashtë sezonal në elitën e futbollit çek për 25-vjeçarin shqiptar. /abcnews.al