Tiranë – Një i mitur është paraqitur te Trauma mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është plagosur më armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzez. 15-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me këtë ngjarje, janë ngritur pika kontrolli nga policia dhe disa grupe të tjerë po verifikojnë dhe kontrollojnë zonën. Ndërkohë i mituri nuk ka pranuar të flasë pavarësisht se oficerët gjyqësore kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje.
Babai i 15-vjeçarit ka deklaruar se djali ka dalë nga banesa, pak para se të dëgjonin të shtënat me armë zjarri. Më pas kur kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur djalin të plagosur.
/abcnews.al/

