Atletico Madrid vazhdon të marshojë drejt titullit kampion. Ekipi i Diego Simeones mori tre pikët e para për vitin 2021 pas fitores 1-2 në fushën e Alaves. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Marcos Llorente, katër minuta përpara mbylljes së pjesës së parë.
FINAL #AlavésAtleti 1-2
¡El @Atleti vence in extremis con un gol de Luis Suárez y vuelve a ser líder de #LaLigaSantander!#ResultadosLS pic.twitter.com/g0KRQoQQk8
— LaLiga (@LaLiga) January 3, 2021
Luis Suarez nisi një kundërsulm të shpejtë dhe miqve dhe mesfushori spanjoll e finalizoi me gol. Alaves mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 63-të. Victor Laguardia u ndëshkua me të kuqe dhe gjithçka u bë më e lehtë për “Colchoneros”.
https://streamable.com/cwtob1
https://streamable.com/23evdm
Pavarësisht inferioritet numerik, Alaves ia doli të gjente golin e barazimit në minutën e 84-t. Ekipi vendas iu fal autogolit të brazilianit Felipe. Atletico nuk u dekurajua dhe ia doli të gjente golin e fitores në minutën e fundit.
https://streamable.com/tawumo
“El Pistolero” shfrytëzoi një asist nga krahu i majtë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. Atletico Madrid është rikthyer në vend të parë në kampionat. 38 pikë numërojnë djemtë e Simeones. Dy pikë më shumë se Reali i vendit të dytë ka Atletico, që ka për të luajtur edhe dy ndeshje më shumë. /abcnews.al

