VIDEO/ I dolën paralel dhe hapën zjarr, makina e viktimave u bë “shoshë” nga plumbat

schedule12:23 - 18 Gusht, 2022

schedule 12:23 - 18 Gusht, 2022

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë në një atentat mafioz në aksin Vlorë-Levan. Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajas kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!