Prezantuesja kolumbiane Elianis Garrido tronditi shikuesit e emisionit të saj kur u rrëzua gjatë programit të drejtpërdrejtë. Videoja e bukuroshes që i bie të fikët është bërë virale në internet.
Fillimisht, në video shfaqet 35-vjeçarja duke u kollitur, duke vendosur duart mbi fytyrë, ndërsa bashkë-prezantuesi i saj, Ariel Ozorio, flet para kamerës. Disa sekonda më vonë, duke u përpjekur të ngrihet nga vendi për t’u tërhequr nga studio, ajo rrëzohet në dysheme.
Kolegët e saj vrapojnë drejt saj të trembur ndërsa bashkëprezantuesi i saj kërkon reklama dhe programi ndërpritet.
Otro presentador de noticias se desploma en tv en directo. pic.twitter.com/0DgARsbadP
— Soros hijueputa (@HijueputaSoros) March 23, 2023
Prezantuesja Elianis Garrido u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa kolegu i saj Ozorio njoftoi të pranishmit se Garrido ka probleme me frymëmarrjen. Përveç kësaj, Ozorio foli me nënën e Elianis duke thënë: “Elianis është mirë, mos u shqetëso, ajo do t’ju telefonojë së shpejti“.
Sipas informacioneve që dolën në publik, Garrido ishte e sëmurë me grip, ku një nga simptomat e saj ishte kolla e rëndë. Megjithatë, përpjekja e saj për të mbajtur kollën e saj të fortë i shkaktoi siklet, si rezultat i së cilës humbi vetëdijen./abcnews.al