VIDEO/ I armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

schedule09:22 - 2 Maj, 2025

schedule 09:22 - 2 Maj, 2025

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në zanën e Astriti. Ai u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri me vete.

37-vjeçari banues në Lezhë ka qenë më parë i dënuar për vjedhje.

“Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.   Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!