Agjentët e Policisë së Fushë-Krujës dhe Tiranës janë vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 3 vjedhje me dhunë përgjatë pak orëve. Burime për ABC News thanë se i riu, Emiljano Nikolli, i njohur edhe me mbiemrin Lleshi, nga Mamurrasi, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, ka marrë një taksi në zonën e Parkut Rinia në Tiranë dhe ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me anë të një arme zjarri, ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës. Taksistin e ka lënë në një zonë të largët dhe i ka marrë edhe paratë dhe celularin.
ABC News ka siguruar pamje të momentit kur Nikolli i ka nxjerrë armën punonjësit të karburantit dhe i ka marrë paratë e xhiros ditore. Më pas, ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe sërish, me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Autori më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur i armatosur. Burimet thanë se policia po vijon kërkimet, ndërsa rezulton se i riu ka qenë i dënuar më herët dhe me precedent penal në fushën e mashtrimit.
/abcnews.al


