Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

schedule08:37 - 14 Tetor, 2025

schedule 08:37 - 14 Tetor, 2025

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar Amar alias Dritan Shkëmbi.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dritan Shkëmbi është i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!