Napoli po mposht skuadrën e Spezia në Kupën e Italisë dhe në fushë nga minuta e parë janë edhe mbrojtësit e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli.
I pari madje u bë protagonist në minutën e pestë të takimit me një asist të dhënë për shokun e skuadrës, Kalidou Koulibaly, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë Napolit.
Koulibaly jakie wykończenie! ??https://t.co/8fXTvm8CCw
— Futbolowa Rebelia (@FutbolRebelia) January 28, 2021
Trajneri Gennaro Gattuso ka edhe një tjetër shqiptar në dispozicion, mbrojtësin Amir Rrahmani. Kapiteni i dardanëve pret mundësinë e tij në pjesën e dytë të ndeshjes. /abcnews.al