VIDEO/ Hyri në fushën e golfit për të festuar suksesin e mikut të tij, Adam Hadwin “neutralizohet” nga sigurimi

schedule10:13 - 13 Qershor, 2023

schedule 10:13 - 13 Qershor, 2023

Adam Hadwin u ndal nga sigurimi teksa po festonte me kolegun e tij kanadez Nick Taylor në fund të Canadian Open.

Një roje sigurie e ngatërroi lojtarin profesionist të golfit ndërsa ai vrapoi për të festuar me një shampanjë në duar me shokun e tij kanadez.

Roja e siguruisë e ngatërroi atë me një tifoz dhe iu hodh sipër si i marrë duke e neutralizuar në tokë. Skena në fakt ishte tepër qesharake, aq sa edhe gruaja e tij Adam reagoi në Twitter duke e marrë me tepër sportivitet situatën.

Pamjet e këtij momenti të publikuara në rrejtet sociale janë bërë menjëherë virale dhe kanë marrë një numër tepër të lartë shikueshis në pak orë./h.ll/abcnews.al