Është mbyllur takimi mes Newcastle dhe Chelsea, me “Qymyrxhinjtë” e drejtuar nga Steve Bruce që kanë marrë një fitore të madhe 1-0 në sekondat e fundit. Ishte mesfushori Isaac Hayden ai që gjeti rrjetën, në minutën e katërt shtesë.
Futbollisti i dalë nga Akademia e Arsenalit shënon një gol të bukur me kokë, pas një krosimi perfekt nga Allan Saint-Maximin. Numri 10 i Newcastle është i lirë në krahun e majtë dhe ka kohën e hapësirën e duhur për të prodhuar një krosim të shkëlqyer.
Nga një distancë e afërt, Hayden nuk e ka të vështirë të mposhtë Kepan me kokë. Një humbje shkatërruese kjo për Frank Lampard dhe të besuarit e tij, që e dominuan totalisht këtë takim./abcnews.al
Premier League, java 23
Newcastle – Chelsea 1-0
Hayden 90+4′

