Borussia Dortmund zhgënjeu sërish mbrëmjen e djeshme, pasi regjistroi një tjetër humbje. Këtë herë verdhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertën e Hertha Berlin dhe zyrtarisht mund të thuhet se ata po kalojnë një moment krize.
Nervozizmi u duk qartë edhe pas ndeshjes, pasi Mats Hummels nuk i mbajti dot nervat. Në intervistën e zakonshme, 32-vjeçari goditi bordin e reklamave, duke vërtetuar edhe një herë momentin e vështirë që ata po kalojnë.
Ganz ruhig Mats ? #FCUBVB #UnionBVB @matshummels #bvb #Bundesliga pic.twitter.com/HQ9jWLbo7P
— FootballDaily (@ThizIzFootball) December 18, 2020
Kjo ishte humbja e tretë e Borusias në pesë ndeshjet e fundit në Bundesliga. Kujtojmë se disfata e fundjavës së kaluar ishte fatale për teknikun Favre.
E vetmja note pozitive në mbrëmjen e djeshme ishte shënimi i golit nga adoleshenti, Youssoufa Moukoko, i cili vendosi dhe një rekord në kampionatin gjerman. /abcnews.al