VIDEO/ Humbja e parë për Everton, triumf me përmbysje i Napolit në Itali

schedule16:56 - 25 Tetor, 2020

schedule 16:56 - 25 Tetor, 2020

Vjen humbja e parë në kampionat për Evertonin e Carlo Ancelottin. Ekipi nga Liverpuli u mposht 2-0 në fushën e Southampton, me të dy golat që u realizuan në pjesën e parë.

James Ward-Prowse i dhuroi avantazhin “Shenjtorëve” në minutën e 27-të, teksa tetë minuta më vonë erdhi dyfishimi me anë të Che Adams. Miqtë e mbyllën takimin me një lojtar më pak.

Golat dhe rastet e SOUTHAMPTON-EVERTON

Lucas Digne kreu një faull të dyfishtë në minutën e 72-të dhe u largua me të kuqe. Pavarësisht humbjes, Everton e ruan kreun e Premier League me 13 pikë, por aq sa ka edhe Liverpooli i Jurgen Klopp.

Tjetër fitore dhe vendi i dytë në Serie A për Napolin. Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Beneventos dhe tashmë numëron 11 pikë, një më pak se Milani kryesues (ka luajtur një takim më pak).

Golat dhe rastet e BENEVENTO-NAPOLI

Roberto Insigne kaloi skuadrën e Pippo Inzaghit në avantazh pas gjysmë ore lojë, ndërsa miqtë reaguan në fraksionin e dytë. Lorenzo Insigne, të cilit iu anulua një gol, dhuroi spektakël me goditjen e tij në minutën e 60-të.

“Predha” e kapitenit përfundoi në rrjetë, teksa shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i fitores me anë të Andrea Petagna. Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e ndoqën gjithë ndeshjen nga pankina.

Golat dhe rastet e CAGLIARI-CROTONE

Në sfidat e tjera të ditës së sotme në kampionatin italian, ra në sy fitorja 4-2 e Cagliarit në një ndeshje spektakolare ndaj Crotones në Sardenja, aty ku nuk munguan golat e bukur. Pa fitues u mbyll dueli Parma-Spezia, që përfundoi në barazim 2-2. /abcnews.al

Premier League, java e gjashtë
Southampton-Everton 2-0
(Ward-Prowse 27′, Adams 35′)

Serie A, java e pestë
Cagliari-Crotone 4-2
(Lykogiannis 25′, Simeone 35′, Sottil 45′, Joao Pedro 84′ / Messias 21′, Molina 43′)
Benevento-Napoli 1-2
(R. Insigne 30′ / L. Insigne 60′, Petagna 67′)
Parma-Spezia 2-2
(Gagliolo 34′, Kucka (pen) 90+1′ / Chabot 28′, Agudelo 31′)