VIDEO/ Humbi shansin për t’u rikthyer në krye, Leicester thyhet në shtëpi

schedule20:37 - 30 Nëntor, 2020

schedule 20:37 - 30 Nëntor, 2020

Leicester City kishte shansin t’i bashkohej Tottenham dhe Liverpool në krye të Premier League me një fitore sot, por dështoi në shtëpi kundër Fulham.

“Dhelprat” e Rodgers u mposhtën 1-2 në fushën e tyre. Miqtë shënuan dy herë pas gjysmë ore lojë (Lookman dhe Cavaleiro) dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Vardy me shokë u zgjuan vonë dhe shkurtuan rezultatin vetëm katër minuta përpara fundit. Harvey Barnes dërgoi topin në rrjetë, por nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Golat dhe rastet e LEICESTER CITY-FULHAM

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Leicester City, që vijon të renditet në vend të katërt, tre pikë larg kreut. Fitore fantastike për Fulham, që ngjitët në kuotën e 7 pikëve. /abcnews.al