Maqedonia e Veriut mbrëmjen e djeshme arriti një fitore historikë, duke mundur Gjermaninë me shifrat 1-2 në transfertë dhe marrë tre pikë, që as i kishte menduar para ndeshjes.
Në minutën e 63-të Gundogan barazoi golin e shënuar nga Pandev në pjesën e parë dhe pas pak minutash, në të 79-ën Timo Werner humbi rastin, që i dha ndeshjes rrjedhën kundër skuadrës së tij.
Timo Werner's International Miss! ?? pic.twitter.com/sNe02yMlRD
— Mwas Mchelsea (@MwasMchelsea_) March 31, 2021
Ai mori një pasim nga e majta dhe rreth 7 metra nga porta kishte mundësi të godiste, teksa përballë kishte vetëm portierin. Sulmuesi i Chelsea për çudinë më të madhe e humbi atë rast, duke mos arritur të godasë.
Pas pak çastesh Maqedonia gjeti golin e fitores, teksa pas ndeshjes tifozët maqedonas sigurisht kanë një falënderim të madh edhe për Werner. Ata kanë vendosur pa pajisin me letërnjoftim maqedonas. Ta gëzosh Timo! /abcnews.al