Po luhet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Egjiptit dhe Senegalit. Në këtë sfidë përballë njëri-tjetrit janë vënë edhe dy sulmuesit e Liverpool, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Në minutën e 7-të të ndeshjes Senegali fiton penallti të cilën Mane e humbet, me portierin e Egjiptit që pret gjuajtjen e sulmuesit të Senegalit.
Në momentin e gjuajtjes së penalltisë, Salah duke njohur mirë shokun e tij, këshilloi portierin Gabaski të kombëtares së tij se ku do të gjuante penalltinë Mane.
Videoja që po qarkullon në internet është bërë virale, pasi portieri ndjeki këshillën e Salah dhe priti penalltinë e ekipit kundërshtarë.
Salah telling Gabaski where Mane is going to hit it. pic.twitter.com/MMywPlDHnJ
— – (@AnfieldRd96) February 6, 2022
?⚽️ | GABASKI SAVES THE PENALTY BY SADIO MANE!
? GOALKEEPER OF THE TOURNAMENT!!#SENEGY #AFCONpic.twitter.com/ZkVfGaM1fk
— TFS – Top Football Show (@TopFootballShow) February 6, 2022
/f.a/abcnews.al