VIDEO/ Humbi këmbët nga shpërthimi i një mine, infermierja ukrainase kërcen me bashkëshortin në spital

schedule15:51 - 3 Maj, 2022

schedule 15:51 - 3 Maj, 2022

Në 27 mars, Oksana, një infermiere ukrainase 23 vjeçare, po ecte me me të fejuarin e saj Viktor kur u godit nga shpërthimi i një mine, sipas Daily Mail.

Ajo humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë, ndërsa i fejuari i saj shpëtoi pa plagosur. Pas katër ndërhyrjesh kirurgjikale në qytetin e saj të lindjes, ajo u transferua në Dniper ku plagët iu shëruan dhe iu përgatitën dy proteza.

Një javë më parë ajo dhe Viktor u evakuuan nga Lviv, ku u martuan. Ceremonia u zhvillua në repartin e kirurgjisë së spitalit të Lviv, ku është shtruar e reja. Oksana dhe Viktor janë lidhur prej 6 vitesh dhe kanë dy fëmijë, por nuk kishin gjetur asnjëherë kohën për t’u martuar.

Pas gjithçkaje që ndodhi vendosën se hapi i madh nuk mund të shtyhej më. Kështu që Viktor përgatiti unazat në Lviv dhe gjeti një fustan të bardhë për Oksanën. Torta u përgatit nga disa vullnetarë.

Vallëzimi i tyre i parë si burrë e grua u bë viral në rrjete dhe media sociale dhe mallëngjeu me mijëra persona. Çifti dhe fëmijët e tyre do të transferohen shumë shpejt në Gjermani ku gruaja do të marrë më shumë përkujdesje shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!