VIDEO / Humbi jetën nëna me dy fëmijë: Detaje rrëqethëse nga tragjedia e gazit në Bulqizë

schedule14:46 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:46 - 14 Shkurt, 2020

Kjo është shtëpia ku ndodhi tragjedia në Bulqizë e cila tashmë ka hapur dyert e mortit. Kryefamiljari Ylber Tola ka humbur bashkëshorten bashkë me dy fëmijë ndërkohë që fëmija tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

3 pjesëtarët e familjes së tij humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda banesës së tyre. Ata u gjetën pajetë nga një afërme e tyre e cila menjëherë njoftoi ambulancën për ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, në Ostrem të Bulqizës.

/abcnews.al