VIDEO/ Holandë e pagabueshme: Austria “fik” Ukrainën, të shtunën kundër Italisë

schedule19:55 - 21 Qershor, 2021

schedule 19:55 - 21 Qershor, 2021

Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë, teksa ka festë edhe për Austrinë, që siguron kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Euro 2020. Djemtë e Frank De Boer mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut. Memphis Depay kaloi tuLipanët në avantazh në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes skenën e mori Georgino Wijnaldum. Kapiteni i Holandës, i cili është transferuar te PSG, realizoi dy gola brenda 7 minutave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola deri tani.

Vendi i parë në grupin C dhe 9 pikë të plota për Holandën, që do të luajë në raundin tjetër me vendin e tretë të grupeve D, E ose F. Austria fitoi 1-0 “finalen” ndaj Ukrainës së Andriy Shevchenkos.

Mesfushori i Hoffenheim, Christoph Baumgartner realizoi golin e fitores në mesin e pjesës së parë, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij. Vendi i dytë me 6 pikë për Austrinë, që në raundin e 1/8-ve do të sfidojë Italinë më 26 qershor (21) në “Wembley” të Londrës.

Vetëm 3 pikë për Ukrainën, që ka fare pak shanse të sigurojë një nga katër biletat e vendeve të treta më të mira, ndërsa Maqedonia e Veriut e mbylli pa pikë aventurën e parë historike në një Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!