VIDEO/ Hodhën benzinë në oborrin e një banese, kapen dy të miturit në Tiranë

schedule12:09 - 26 Mars, 2025

schedule 12:09 - 26 Mars, 2025

Tiranë- Dy adoleshente kanë hedhur lëndë djegëse djegëse në oborrin e banesës së një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Berit Beker”, në kryeqytet.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!