Video/ Historia e nderit të Sofisë, Nano: Vajzat shqiptare nuk kanë kurajon e saj

schedule20:15 - 28 Shtator, 2018

schedule 20:15 - 28 Shtator, 2018

“Provokacija” e 28 Shtatorit u hap me monologun e Mustafa Nanos në lidhje me familjen iraniane që jeton në Londër. Familja përbëhet nda tre anëtarë, babai, nëna dhe vajza Sofia.

Sofia u lidh më një anglez fshehtazi, por një ditë ata e gjetën sëbashku me të dashurin në shtëpinë e tyre. Reagimi i tyre ishte me të vërtetë i egër pasi babai mori një thikë të madhe për të vrarë djalin, ndërsa nëna kafshoi të bijën.

Ajo që e bën më të çuditshme këtë histori është sepse prindërit e detyruan Sofinë që të shkonte në një gjinekolog për një certifikatë virgjërie. Nëse nuk ishte e virgjër Sofia rrezikonte të kthehej në Teheran.

Në një kulturë si ajo në Britani, kjo ishte e çuditshme për doktorin. Sipas tij, testi do bëhej vetëm nëse vajza donte dhe për këtë duhet të tregonte arsyet.

“Çfarë bote mesjetare kjo e prindërve të Sofisë. Janë gati ta përndjekin vajzën e tyre, ta degdisin larg në Iran madje ta vrasin edhe aty në Londër. Dhe e gjitha kjo për një membranë të hollë brenda vaginës së të bijës me të cilën prindërit asociojnë nderin e tyre. Nëse ajo copë vaginale mbetet e paprekur derri në martesën e vajzës atëherë ata, prindërit, fisi kanë të drejtë të bëjnë një jetë të qetë dhe të jenë të nderuar, por nëse ndodh që e njëjta cipë të shpohet prej penisit të dikujt që nuk është burri i saj, atëherë të gjithë i mori lumi. Kjo ishte logjika që i torturonte prindërit e Sofisë”, thotë Mustafa Nano.

Sipas drejtuesit të “Provokacija”, ky nuk është një problem feje.

“Mund t’ju shkojë mendja që ky është një problem myslimanësh, por nuk është kështu, nuk është problem feje. Jo në këtë rast të paktën. I ati i Sofisë e përmend fenë si një alibi për të përligjur sjelljen e vet, por ai nuk të jep përshtypjen që është mysliman, edhe e shoqja e tij nuk duket myslimane”, shprehet ai.

Ky problem nuk është fetar, por kulturor dhe sipas Nanos duhet të na sillet si i afërt me vajzat shqiptare, që sipas tij nuk kanë kurajon e Sofisë.

“Nuk di pse mendoj që vajzat shqiptare nuk kanë kurajon e Sofisë. Kjo e fundit qëlloi që të merrte gjak në vetull. Kjo ngriti një padi në dëm të prindërve të saj dhe po ballafaqohet në gjyq me ta duke kërkuar që ata të dënohen. Vajza e tyre më në fund ka fituar lirinë. Ajo është bërë e zonja e vetes. E zonja e jetës së saj. E zonja e trupit të saj”, tha Nano./abcnews.al