Një djalë 10-vjeçar ka shpëtuar nga rrëmbimi i një gruaje falë zgjuarsisë së tij. I mituri kishte vënë re që një grua po e përndiqte që nga momenti që kishte dalë nga shkolla.
Prandaj ai vendosi që të futej brenda një marketi, ndërkohë që gruaja që po e përndiqte afrohet deri tek dera duke qëndruar jashtë.
Në një moment 10-vjeçari Semy Green, i afrohet arkëtares e cila ishte rreth 17-vjeç duke i kërkuar që të hiqej si nëna e tij.
Arkëtarja e ka kuptuar menjëherë se çfarë po ndodh dhe i ka mbyllur menjëherë derën gruas duke mos e lejuar të futet brenda, në këtë moment ajo shihet duke ikur me shpejtësi.
Babai i 10-vjeçari rrëfen se sa herë e sheh këtë video i vjen për të qarë.