Partia Socialiste ka çuar për përjashtim në Komisionin e Etikës deputetët e opozitës që bllokuan votimin, gjatë seancës plenare të ditës së djeshme.
Debati i nxehtë dhe kaosi u krijuar në orët e mbrëmjes, teksa refuzimi për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore bëri që deputetët e Partive Demokratike të bllokojnë foltoren.
LEXO EDHE: Kaos në Kuvend, rrëzohet kërkesa e Bardhit për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore
Madje situata, shkoi deri në atë pikë, sa disa prej deputetëve të opozitës hipën mbi karriget e qeverisë, për të tentuar që të mos lejohej kryerja e votimit.
Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të premte në orën 16:00 ndërsa zbardhen dhe emrat e deputetëve, që sipas PS-së kanë shkelur kodin etik në Kuvend.
Deputetët e PD:
- Elda Hoti
- Albana Vokshi
- Bledion Nallbati
- Zheni Gjergji
- Lefter gështenja
- Asllan Dogjani
- Luan Baçi
- Gazment Bardhi
r.t/abcnews.al